Moti për sot dhe nesër


Moti për sot dhe nesër

Mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se do të ketë rritje të lehtë të temperaturave.

“Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *