Labi kërkon të ndërpriten grevat: Mësuesit, mjekët e meritojnë 1000€, por të forcohet shteti edhe pak


Këngëtari dhe ish deputeti, Labinot Tahiri, ka kërkuar të ndërpriten grevat në Kosovë.

Përmes një video-lidhje në ‘Facebook’, ai ka folur rreth aktualitetit politik e social në Kosovë.

Këngëtari ka komentuar grevën e nisur qe 2 javë nga sektori publik, veçanërisht, ai ka apeluar që të ndërpritet greva në arsim.

“Që ka mundësi greva mu shty mbas nja 6-7 muaje dhe kryeministri më pas të negociojë. Kryeministri ka përgjegjësi morale dhe t’i merr përgjegjësit. Ky vend ka nevojë për zgjidhje. Mos e merrni popullin në qafë me këto gjana. S’është koha e tollovisë. Unë s’jam ekspert, mësuesit, mjekët e meritojnë 1000 euro ndoshta, por le të forcohet edhe pak shteti dhe rregullohet gjithçka”, ka thënë Labi./lajmi.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *