




Martesa dhe më pas ndarja e saj me Fisnik Sylën, ka bërë bujë të madhe në rrjet.Ndonëse ish-partneri i saj nuk ka hezituar të flas mbi ndarjen me këngëtaren, kjo e fundit ka zgjedhur të hesht. Deri më tani të paktën! E ftuar në emisionin “Liberto”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen duke u shprehur se martesën me biznesmenin e konsideron pa frikë si gabimin më të madh në jetë.“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndodnjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në menyrë pozitive që gjithcka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon. Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardh deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia. Mendoj që ishte gabimi më i madh në jetë,”-u shpreh Fjolla.





Sakaq e pyetur nëse do të martohej sërisht me Sylën, Morina nuk u mendua dy herë teksa u shpreh: “Jo asnjëherë.”
Kujtojmë që lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.