




Rudina Dembacaj i bën një kamerë të fshehtë bashkëshortit të saj, nuk duhet humbur reagimi epik i Mark Frrokut (VIDEO)





Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, me kërkesë të ndjekësve të saj u ka treguar përmes videove në InstaStory se si e kalon ditën, nga mëngjesi në darkë.
Teksa ka ndarë momentet që kalon me të bijën apo angazhime të tjera, një moment shumë “qesharak” dhe i ëmbël ka qenë kur ka njohur partnerin e saj, Mark Frroku.
Çifti mesa duket po zhvendosej në një shtëpi tjetër dhe Marku ndodhej në shtëpinë e re.
Aktorja e cila ka filmuar gjithçka gjatë gjithë ditës ka publikuar videon ku partneri e pyet nëse e ka fikur kamerën teksa i ‘betohet’ se e ka bërë, duke e bërë të duket si një kamerë e fshehtë dhe pse Marku është ende i dyshimtë.
“Kë do më shumë në botë?” Rudina e pyet partnerin, ndërsa ai nuk i përgjigjet pasi aktorja po e filmon.
“Pse të vjen turp të më thuash se më do?” – thotë Rudina ndërsa dëgjohet zëri i Markut që thotë se ajo është personi që ai dashuron.