




Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar krizën energjetike të Evropës për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.





Ai tha se kombet evropiane “po korrnin atë që mbollën” duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë, raporton Agence France-Presse, sipas The Guardian.
Qëndrimi i Evropës ndaj Putinit, sanksionet e saj, e sollën Putinin, me dëshirë ose jo, në pikën që të thoshte: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë”.





Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” shtoi Erdogan.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi të hënën ndërprerjen e dërgesave të gazit nga Rusia në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream për “sanksionet që u vendosën kundër vendit tonë”.