FOTOJA që po ‘thyen’ rrjetin/ Pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia, Beniada Nishani bën veprimin e papritur


Pak ditë më parë, Beniada Nishani zbuloi për fansat e saj se kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia, më 5 shtator. Ajo tregoi gjithashtu se ishte zgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë në eventin e rëndësishëm.Ajo tregoi gjithashtu se ishte zgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë në eventin e rëndësishëm,

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rëndësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Beniada krahas imazhit.

Modelja e njohur u bë pjesë e Festivalit të Venecias dhe ashtu si di vetëm ajo, me bujë të madhe. Gjatë kalimit në tapetin e kuq, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka qenë e shoqëruar nga një tjetër modele njëkohësisht DJ dhe speakere, Gloria Fregonese.

Por nuk ka qenë look-u i saj që ka tërhequr vëmendjen, edhe pse vlen të përmendet se që nga fustani i gjatë ngjyrë “gold” e deri te dekolteja elegante, Beniada ka shkëlqyer në tapetin e kuq.

Puthja në buzë e shkëmbyer me modelen ka qenë detaji që e ka kthyer gjithë vëmendjen tek Beniada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *