Çfarë i ndodhi këngëtares së njohur? Rita Ora shpërthen në lot gjatë konferencës për shtyp


Këngëtarja Rita Ora u përlot teksa preku rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. Ajo kërkoi ndjesë si dhe tha se fëmijët duhet të jenë të lirë kudo që janë.

Po ashtu, këngëtarja me origjinë shqiptare dha një mesazh për të gjithë të rinjtë që të kenë besim te vetja pasi ëndrrat që kanë mund të bëhen realitet.

‘Më falni për shqipen time, dua të them se është një privilegj që të performoj dhe është një punë e mrekullueshme që këta njerëz kanë bërë. Dua të përgëzoj, kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Dua të nënvizoj rëndësinë e të qënit këtu dhe të festuarit. Dua të them se të flasim për rininë nuk është diçka që e marrim për të mirëqënë, dua të theksoj rëndësinë që ato kanë. Dua të theksoj të gjitha talentet që kanë dalë në fushën time dhe të them se ëndrrat bëhen realitet. Më falni, se jam emocionale për atë që ndodhi në Kosovë. Duhet që të mbrohen gratë dhe vajzat ‘- u shpreh Rita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *