Bëri shumë bujë divorci i tyre/ Zbulohen mesazhet e fundit mes Shakirës dhe Pique para se të ndaheshin


Ndarja e bujshme e Shakirës dhe Gerard Pique pas 12 vitesh bashkë, vijon që të tërheqë vëmendjen e publikut. U fol shumë për arsyen që çoi në divorcin e tyre dhe u përhap menjëherë lajmi se futbollisti i famshëm e kishte tradhtuar yllin e muzikës.

Madje së fundmi u zbulua edhe e dashur a e re e lojtarit të Barcelonës, e cila është Clara Chia. Ka qenë paparaci spanjoll, Jordi Martin, ai që ka dhënë detajet se çfarë po ndodh me dramën familjare të të dy personazheve të famshëm.

“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”, i ka shkruar Pique Shakirës, i cili u përpoq të shpëtonte marrëdhënien e tyre.“Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për 17 ditë për të regjistruar”, i ka thënë ajo, pa e ditur që në realitet futbollisti kishte marrë tashmë një vendim.“Ajo i ofroi terapi për çifte që ai i refuzoi, kështu që Shakira e kuptoi se nuk do të përmirësojë marrëdhënien, se nuk është një ulje-ngritje, por se ka diçka më shumë.Aty, Shakira vendosi t’i caktojë një detektiv privat për të patur informacione konkrete dhe të sakta për vendet ku ndodhej futbollisti”, tha Jordi.

Pasi këngëtarja e famshme u kthye dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi për t’i rregulluar gjërat, ajo dha ??një deklaratë ku njoftoi procesin e ndarjes nga babai i fëmijëve të saj.Nga ana e tij, futbollisti heshti, por shumë shpejt “shiu i kritikave” arriti tek ai pasi u mësua se ishte në lidhje romantike me një grua tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *