




Adriana Lima Bëhet Nënë Për Herë Të Tretë, Zbulon Kuptimin E Veçantë Të Emrit Të Djalit





Adriana Lima është bërë nënë sërish.
Super modelja braziliane solli në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Cyan.
41-vjeçarja ka publikuar në rrjete sociale një foto të syrit të vogëlushit duke shpjeguar kuptimin e emrit që i kanë vendosur.
“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”, shkruan supermodelja me famë botërore, Adriana Li.