Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Aleksia Peleshi habit me deklaratën: Ja kë do të vrisja nëse ma lejonte ligji


Ka habitur me deklaratën Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit. Aleksia është tepër aktive në rrjetin social Instagram, ku shpesh herë u përgjigjet dhe pyetjeve të ndjekësve të saj.

Vajza e ministrit të Mbrojtjes, Aleksia Peleshi habit me deklaratën:

Së fundmi në një postim në Instagram story, ajo ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi do të vriste çerekun e popullsisë.

Aleksia është përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.

“Nëse do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?” ishte pyetja që iu drejtua Aleksias.

“Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i/e vrarë” përgjigjet ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *