




Moderatori Blendi Fevziu teksa ka folur rreth pasionit të tij për udhëtimet, marrëdhëniet me vajzat e tij, ai ka zbuluar një ofertë që i ka ardhur nga miku i tij Ben Blushi.





Fevziu u shpreh se ftesën e Blushit për të drejtuar Top Channel e refuzoi sepse e gjen veten vetëm në TV Klan.
“Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshojë dhe nuk besoj që të ndryshojë më. Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune. Kam gjithmonë bindjen që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qendrojë në një vend aq më shumë e krijon raportin”, tha Fevziu.