Ish-e dashura ruse e Don Xhon nis historinë e re, por ka edhe një mesazh për reperin


Fansat duket se nuk kanë ndërmend të lënë pas historinë e dashurisë mes Don Xhon dhe modeles ruse, modelja ruse Ariana Lirey ka nisur një lidhje të re dashurie, por të gjithë vazhdojnë ta lidhin emrin e saj me Don Xhonin.

Një media ka publikuar një lajm me titull “Ish-e dashura e Don Xhonit nuk i ndal provokimet, ndan poza krah partnerit të ri” dhe kjo ka bërë që modelja të reagojë, ajo e ka publikuar lajmin në “Instastory” dhe ka sqaruar se historia e tyre ka përfunduar.

“Për mua kjo histori ka përfunduar, ju lutem mos e lidhni emrin tim me Xhonatanin! Faleminderit të dashura media!”, ka shkruar Ariana në “Instastory”.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit, pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”./Panoramaplus.al/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *