Donaldi dhe Bora bëjnë hapin e radhës drejtë konfirmimit të ribashkimit


Donaldi dhe Bora bëjnë hapin e radhës drejtë konfirmimit të ribashkimit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejtë konfirmimit të ribashkimit, ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.

Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, dyshja këta zëra duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.

Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.

Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas një fotografie të përbashkët që mikesha e tyre, këngëtarja Semi Japuaj ndau në Instagram.

Semi shihej përkrah çiftit më të përfolur të momentet teksa ndodheshin në tribunat e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *