Një prej 5 përdh*nuesve të 11-vjeçares/ E kaluara e errët e Ekrem Rexhepit, i burgosur 7 herë më parë për…


26-vjeçari Ekrem Rexhepi ra në prangat e policisë disa ditë më parë, nën akuzë se ishte një nga pesë autorët e përdhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Rexhepi së bashku me 4 persona të tjerë, 3 praj të cilëve minoren, abuzuan seksualisht për reth 7 orë me të miturën, pasi e ngacmuan atë fillimisht në një park. Por kjo nuk ëhstë hera e parë që 26-vjeçari ëhstë në telashe me drejtësinë.

Mësohet se ai ka qenë i burgosur plot 7 herë më parë. Nga viti 2007 e deri në vitin 2022, 26-vjeçari është arrestuar shtatë herë. Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka dhënë detaje për veprat për të cilat ka qenë në mbajtje Rexhepi dhe ditët që ka kaluar në burg.

Në vitin 2007, Rexhepi është mbajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan për katër ditë, për veprën penale “Aksident Trafiku”. Atje ishte kthyer sërish pas gjashtë vjetësh, por për një vepër tjetër. I riu ishte mbajtur në këtë qendër për 2 muaj e 29 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Katër vite më vonë, ai ishte dërguar në mbajtje për veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, ku kishte qëndruar 136 ditë.

“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 12.07.2007 deri me 16.07.2007 për Veprën Aksident Trafiku dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 23.05.2013 deri me 21.08.2013 për Veprën Vjedhje e rëndë në tentative dhe në këtë institucion ka qëndruar 2 muaj e 29 ditë.

Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 22.12.2017 deri me 07.05.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 136 ditë”, ka deklaruar Gashi.

Dy muaj pas lirimit, ai ishte dërguar sërish në mbajtje për të njëjtën vepër, ku ishte mbajtur 56 ditë.

Veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, Rexhepi e kishte kryer sërish pas tre muajsh. Ishte dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku kishte qëndruar 21 ditë.

Dy vjet pas lirimit, 26-vjeçari ishte kapur sërish duke vjedhur. Për këtë vepër, ai ishte mbajtur në paraburgim katër ditë në Prishtinë. Veprën e fundit penale, para dyshimit për dhunim, Rexhepi e ka kryer në janar të këtij viti.

Këtë herë, ai është akuzuar për vjedhje të pyllit, vepër për të cilën kishte qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë për 31 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *