




Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të, me këtë rast, befasitë dhe dhuratat për të nuk munguan qysh në orët e hershme të datës 2 shtator.





Luana duket se ka zgjedhur njerëzit e saj më të afërt për të kremtuar 31-vjetorin e lindjes, teksa disa momente të këndshme nga festa i ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram.





Mes të tjerash, bukuroshja Vjollca publikoi një video të realizuar gjatë mbrëmjes së ditëlindjes.
E veshur me një fustan rozë me vezullimë dhe me pamjen e saj prej biondeje, Luana dukej si një “barbie” në festën e saj të ditëlindjes./telegrafi