Luana Vjollca befasohet nga familja me tortë, lule e fishekzjarre- kaq vite ka mbushur


Luana Vjollca feston ditëlindjen e 31-të, befasohet nga familja me tortë, lule e fishekzjarre.

Data 2 shtator është një ditë e veçantë për moderatoren dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Luana Vjollcën.

Në këtë ditë, prezantuesja e njohur po feston ditëlindjen e 31-të dhe nuk kanë munguar befasitë nga familja e saj me shënimin e orës 00:00.

Familjarët e Luanës u mblodhën në shtëpinë e saj për të festuar ditën e saj speciale, teksa nuk munguan fishekzjarrët, torta dhe urimet e shumta.

Moderatorja ka shpërndarë pamjet nga befasia dhe festa e organizuar për të edhe përmes llogarinë së saj të Instagramit.

Një urim, Luana mori edhe nga motra e saj e njohur gjithashtu si moderator, Marina Vjollca.

Marina postoi një fotografi me Luanën, teksa në urim shkruan: Gëzuar ditëlindjen luanesha ime, të dua pafund”.

Të tjera urime, prezantuesja pranoi edhe nga miqtë dhe fansat e saj të shumtë që i dedikuan fjalë e video nga më të veçantat.

Luana ndërkohë aktualisht mbetet më e fokusuar në projektet muzikore pasi ka kohë që është tërhequr nga televizioni.

Kënga e saj e fundit ishte një bashkëpunim ndërkombëtar me Rayvanny, dyshja lansuan këngën me titullin “Pele pele”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *